Bota

Parashikimi befasues / New York Times: Cili vend do të triumfojë në botë pas pandemisë COVID-19?

22 Korrik 2020, 19:51 Nga DOSJA
Parashikimi befasues / New York Times: Cili vend do të triumfojë

Ruchir Sharma, shefi strateg global dhe drejtuesi i ekipit të investimeve të tregjeve në zhvillim në bankën amerikane “Morgan Stanley” së fundmi ka publikuar një artikull në prestigjozen New York Times në lidhje me koronavirusin. Ai ka parashtuar pyetjen se: “Cili vend do të dalë fitimtar në botë pas pandemisë së koronavirusit?” duke shtuar se një fuqi e madhe ekonomike perëndimore do të luftonte kundër pandemisë.

Artikulli i plotë i Neë York Times

Në vend që të mohonte përhapjen e epidemisë dhe të shtyjë kundërshtimin, vendi mirëpriti me gatishmëri situatën e re duke kryer testime dhe monitoruar kontakte të personave të infektuar, duke “ulur shpejt kurbën” dhe zvogëluar vdekshmërinë në krahasim me çdo vend tjetër perëndimor. Lufta ndaj virusit solli mbylljen e vendit për një periudhë të shkurtër, e cila ndihmoi në mbajtjen e shkallës së papunësisë në vetëm 6 %.

Qeveritë po marrin kontrollin e ekonomive

Sipas autorit të artikullit, përhapja e infeksionit të virusit ka çuar në një përshpejtim të ritmit të vetë-mjaftueshmërisë ekonomike të shteteve. Qeveritë po marrin kontrollmbi borxhin publik dhe kufizime mbi tregtinë globale dhe migracionin. Ana virtuale e ekonomisë globale aktualisht po lulëzon ndërsa njerëzit punojnë, luajnë dhe blejnë në internet.

Ruchir Sharma, shkruan se Vietnami dhe Rusia e përballuan mirë koronavirusin. Por sidoqoftë shteti që mban vendin e parë është Gjermania. Përgjigja e Berlinit ndaj pandemisë theksoi përfitimet ekzistuese: qeveri efikase, borxh i ulët, një reputacion të merituar për njohje industriale etj. Megjithatë ekziston frika që punonjësit do të hiqen nga puna sapo të përfundojë projekti “Kurzarbeit”, gjatë së cilës shteti i paguan kompanitë të mbajnë punonjës me kohë të pjesshme ose t’i dërgojnë në pushime të papaguara.

Politika e ndjekur nga Merkel

Qeveria e Merkelit u koordinua me të gjitha rajonet gjermane për të luftuar pandeminë, por edhe me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të krijojë një fond për rimëkëmbjen ekonomike për vendet më të prekura rëndë nga virusi.

Falë tepricës, Gjermania ishte në gjendje të mbështeste ekonominë e saj gjatë pandemisë, duke shpërndarë fonde direkt për familjet, duke ulur taksat, kreditimin e kompanive dhe llojet e tjera ndihmash.

Sharma shkruan se Gjermania tani është duke modernizuar kompanitë e saj kryesore, siç janë prodhuesit kryesorë të makinave, dhe po punon shumë për t’u bërë një forcë më konkurruese.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel donald trump koronavirusi ne bote ruchir sharma angela merkel donald trump koronavirusi ne bote ruchir sharma

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 18:56

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...