Bota

Rekord infeksionesh në Florida, 9,000 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

22 Korrik 2020, 20:07 Nga DOSJA
Rekord infeksionesh në Florida, 9,000 raste të reja në 24

FLORIDA– Autoritetet Shëndetësore në Florida kanë raportuar më shumë se 9,000 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i personave të prekur më Covid-19 ka arritur në 379.619 persona që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu ditën e sotme janë konfirmuar edhe 139 viktima dhe numri  në total i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 5.344 njerëz.

Mediat raportojnë se 47% e të gjitha vdekjeve kanë ndodhur në shtëpitë e kujdesit  dhe në shtëpitë e të moshuarve.

Sakaq Florida ka nivelin e tretë më të lartë të infeksioneve nga çdo shtet i SHBA-së, që vjen pas Kalifornisë dhe Nju Jorkut.

Burimi:.nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne florida koronavirusi ne florida

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 18:56

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...