Bota

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive”, Aktakuza ndaj Thaçit/ Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speci

22 Korrik 2020, 19:22 Nga DOSJA
“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë

MAQEDONI E VERIUT- Lideri i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Ahmeti për TV21, ku ka thënë se është e vërtetë që do të shkojë në Hagë.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj.”- ka thënë Ahmeti.

Mirpo Ahmeti teksa ka konfirmuar se do të shkojë në Hagë, nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje. Ai është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.  Gjykata Speciale javën e kaluar  për katër ditë me rradhë ka intervistuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë.

Gjithashtu Ahmeti këtë lajm e ka publikuar edhe në faqen zyrtare të tij në Facebook ku më tej shkruan se gjithmonë ka qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe se është i gatshëm për të dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.

“Të nderuar qytetarë,  sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.  Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.”– ka shkruar Ahmeti.

Kujtojmë se javën që lamë pas Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me rradhë nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën që i është dërguar se ka kryer më shumë se  100 krime lufte.  Pas kthimit në Kosovë dhe pritjes madhështore nga qytetarët shqiptarë në Morinë, më 18 korrik kreu i shtetit u përul në një fjalim para popullit të tij, duke ju premtuar se nga akuza do të dalë i pastër si loti.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aktakuza ndaj thaçit ali ahmeti aktakuza ndaj thaçit ali ahmeti

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 18:56

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...