Konflikti në kufi me Indinë/ Pompeo: Sjellje e papranueshme e Partisë Komuniste Kineze
22 Korrik 2020, 19:02Nga DOSJA
SHBA– Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo i ka kërkuar Indisë ditën e sotme të përqëndrohet në zinxhirët e furnizimit të brendshëm dhe të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina për telekomunikacionin dhe furnizimet mjekësore, pasi lidhjet e Uashingtonit me Pekinin përkeqësohen në mënyrë dramatike.
Por përplasja e fundit e kufirit ndarës mes Indisë me Kinën ishte shembulli i fundit i “sjelljes së papranueshme të Partisë Komuniste Kineze” , ka thënë Sekretari Pompeo.
Ai e ka bërë këtë koment në Samitin e Ideve të Këshillit të Biznesit SHBA-Indi, që zhvillohet virtualisht si shkak i rregullave të pandemisë.
“Unë jam i sigurt se me përpjekjet tona të bashkërenduara, ne mund të mbrojmë interesin tonë. India është në këtë pozicion sepse ka fituar besimin e shumë kombeve në të gjithë botën, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”– ka thënë Pompeo.
Administrata e ShBA ka fajësuar thellësisht Kinën për pandeminë e Covid-19 dhe akuzoi firmat kineze si “Huaëei Technologies Co Ltd” për lehtësimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kinë.
Pasditen e sotme gjithashtu SHBA-ja ka urdhëruar qeverinë kineze të mbyllë konsullatën e saj në Houston.
Marrëdhëniet e Indisë me Kinën janë tensionuar pas një përleshjeje kufitare në Himalajet muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë 20 ushtarë indianë. Pompeo akuzoi kinezët për fillimin e konfliktit, ndërkohë që këto të fundit kanë mohuar akuzat.
TURQI– Vrasja makabre e nje studente nga i dashuri i saj ka bërë që i gjithë populli i Turqisë të ngrihet në protesta masive për të kërkuar ndëshkimin e v...
Bota22 Korrik 2020, 18:56
AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënu...
TURQI- Vrasja e një vajze të re nga ish i dashuri, ka tronditur Turqinë, ku pas ngjarjes së rëndë të gjithë gratë dhe vajzat janë ngritur në protestë për të kër...
BRITANI E MADHE– Kompania farmaceutike AstraZeneca planifikon të lëshojë vaksinën kundër koronavirusit në treg deri në fund të vitit, e cila, siç njoftoi...
KOSOVË– Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti emëroi si koordinator të Kosovës për dialogun me Serbinë Skender Hyseni.Pas këtij emërimi e...
NIGERI- Një masakër ka ndohur në shtetin Kaduna të Nigerisë, ku një preson i armatosur ka vrarë 19 persona dhe ka plagosur 30 njerëz të tjerë të cilët ishin të...
Më shumë se 100 shkencëtarë të lartë, përfshirë 15 laureatë Nobel, kanë shkruar një letër të hapur duke kërkuar që vullnetarët të ekspozohen ndaj koronavirusit ...
GJERMANI– Pandemia e Covid-19 ka përfshirë botën prej më shumë se 6 mujash e tashmë ekonomitë e shumë shteteve janë goditur rëndë.Gjermania ndonëse një ndër sht...
Bota22 Korrik 2020, 17:31
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka pranuar miqësinë me Ghislaine Maxwell, 58-vjeça...
HOLANDË– Në një kohë që koronavirusi po vret ditë pas dite njerëz duke shënuar deri mëtani mbi 600 mijë viktima në rang global, shkencëtarë dhe ekspe...