Bota

Bota në ‘luftë’ me Covid-19/ Presidenti i kompanisë farmaceutike premton vaksinën kundër Covid-19: Do jetë gati deri n

22 Korrik 2020, 18:40 Nga DOSJA
Bota në ‘luftë’ me Covid-19/ Presidenti i kompanisë

BRITANI E MADHE– Kompania farmaceutike AstraZeneca planifikon të lëshojë vaksinën kundër koronavirusit në treg deri në fund të vitit, e cila, siç njoftoi presidenti i kompanisë Pascal Soriot, do të kushtojë 2.5 euro.

Soriot ka thënë për mediat e huaja se qëllimi i kompanisë është që vaksina të vihet në dispozicion të të gjithë njerëzve.

AstraZeneca shpreson që vaksina për të cilën po punojnë shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit, do të prodhohet deri në fund të vitit 2020, dhe sipas tij mund të jetë gati edhe më herët se fundi i vitit nëse gjithçka shkon ashtu siç duhet.

Kujtojmë se të hënën u njoftua se vaksina e AstraZeneca kishte dhënë rezultate pozitive në dy fazat e para të testimit, dhe po kontribuonte në prodhimin e antitrupave, si dhe imunizimin kundër COVID-19.

Rezultati i fazës së tretë të testimit pritet në vjeshtë, dhe nëse është i suksesshëm, atëherë vaksina mund të prodhohet në masë dhe të lëshohet në treg. Teksa në studim janë përfshirë 1,077 njerëz, u tregua se pas vaksinimit  ata prodhuan antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund të luftojnë koronavirusin.

 Zbulimi mban premtime të mëdha, por është shumë herët për të thënë nëse është e mjaftueshme për t’u mbrojtur kundër sëmundjes.

Vaksina ChAdOx1 nCoV-19 u zhvillua në një kohë të paparë. Përbëhet nga një virus i edukuar gjenetikisht, i cili normalisht shkakton ftohjen e zakonshme në shimpanze.    Ndërkohë kujtojmë se qeveria britanike tashmë ka porositur më shumë se 100 milion doza.

Burimi: Barrons

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote pascal soriot koronavirusi ne bote pascal soriot

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 17:31

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka pranuar miqësinë me Ghislaine Maxwell, 58-vjeça...