Bota

22 Korrik 2020, 18:56 Nga DOSJA

AMERIKË– Vetëm një vit më parë, Joaquin Guzman Loera, i njohur ndryshe “El Chapo” Guzman, i njohur si njeriu më i fuqishëm dhe i rrezikshëm në botë, u dënua me burgim të përjetshëm tashmë po pretendon të dalë nga burgu amerikan “Supermax”.

El Chapo, ish-udhëheqësi i kartelit meksikan, Sinaloa u shpall fajtor për 10 akuza të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe për vrasje. Avokati i El Chapo-s, Mariel Colon, u shpreh për mediat e huaja se se Guzman dëshiron me çdo kusht lirimin dhe se ai është duke punuar në këtë drejtim.

“Z. Guzman mbetet shpreson se apeli do ta nxjerrë nga burgu dhe ne po punojmë për këtë” -tha Mariel Colon.

Ata po planifikojnë të apelojnë aktgjykimin, në mënyrë që të anulojnë dënimin përpara afatit, por shanset për të dalë nga burgu janë tepër të vogla. Prokurorët e quajtën atë një “udhëheqës të pamëshirshëm dhe të etur për gjak”. Gjithashtu dhe dëshmitarët pohuan gjatë gjyqit se Guzman urdhëroi dhe ishte pjesëmarrës në tortura e vrasje të anëtarëve të karteleve të tjera.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joaquin guzman loera mariel colon joaquin guzman loera mariel colon

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 17:31

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka pranuar miqësinë me Ghislaine Maxwell, 58-vjeça...