Bota

U vra në mënyrë barbare nga ish i dashuri, Turqia ngrihet në këmbë për 27-vjeçaren

22 Korrik 2020, 18:43 Nga DOSJA
U vra në mënyrë barbare nga ish i dashuri, Turqia ngrihet në

TURQI- Vrasja e një vajze të re nga ish i dashuri, ka tronditur Turqinë, ku pas ngjarjes së rëndë të gjithë gratë dhe vajzat janë ngritur në protestë për të kërkuar respektimin e të drejtave të tyre. Pinar Gultekin, 27 vjeç, u raportua e zhdukur 5 ditë më parë. E reja e cila studionte për ekonomi, u gjet e vdekur në një pyll në Menteshe.

Sipas mediave turke Pinar është mbytur nga ish i dashuri i saj, Cemal Metin i cili e kishte  gënjyer. Mësohet se ky i fundit  e kishte marrë me makinë për të biseduar me të pasi ajo kishte zbuluar se ai ishte i martuar dhe me fëmijë. Ai e ka pranuar vetë vrasjen e saj pasi vajza e kishte kërcenuar se do t’i tregonte gruas së tij.

“Kam pasur një lidhje me Pinarin. Ajo më kërcënonte vazhdimisht se do i tregonte gruas sime dhe më kërkonte para. Më kërkoi para edhe atë ditë. Do ja jepja, por u nevrikosa dhe e vrava i acaruar”, ka deklaruar vrasësi i 27-vjeçares.

Vrasja e Pinarit ka shkaktuar reagime të ashpra nga të gjithë, duke përfshirë edhe politikanët. Ministrja Zehra Zumrut Selcuk deklaroi se do të sigurohet që Cemal Metin të marrë dënimin më të rëndë për vrasjen makabre.

“Vrasja e vajzës sonë Pinar Gultekin na dogji zemrën, një tjetër shpirt u copëtua. Ne do të ndjekim çështjen që vrásësi të marrë dënimin më të rëndë”- tha ministrja.

Burimi: cnnturk.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pinar gultekin turqi zehra zumrut selcuk pinar gultekin turqi zehra zumrut selcuk

Sondazh

Poll

Bota 22 Korrik 2020, 17:31

SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ditën e sotme në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, ka pranuar miqësinë me Ghislaine Maxwell, 58-vjeça...