Politike

Ardian Kola dha dorëheqjen një ditë më parë/ Drejtuesja e re e Kadastrës së Vlorës, Kozeta Statha

21 Korrik 2020, 20:57 Nga DOSJA
Ardian Kola dha dorëheqjen një ditë më parë/ Drejtuesja

SARANDË– Drejtuesja e portit të Sarandës për tre vitet e fundit, Kozeta Statha, do të jetë drejtoresha e re e Kadastrës së qytetit. Vendimi ende nuk është zyrtarizuar por emri i saj ka filluar që të qarkullojë në media.

Statha do të zërë vendin e Ardian Kolës, i cili dha dorëheqjen nga detyra një ditë më parë pasi kishte drejtuar kadastrën për më shuëm se 14 muaj.

Po kush është Kozeta Statha?

Kozeta Statha në vitet 2002-2006, Gjimnazi i Përgjithshëm, i profilizuar “Hasan Tahsini”, profili shkencor, Sarande. Në 2010 mbrojti Diplomën BACHELOR, në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim.  Në 2010-2012, MASTER SHKENCOR (MSC), Universiteti Politeknik i Tiranes, Fakulteti i Inxhinierisë se Ndërtimit, Dega Ndërtim, Profili: Transport

Titulli: Master i Shkencave në Ndërtim. Mars 2017-Korrik 2017, Kurs kualifikimi pasuniversitar në AUDITIM ENERGJIE, Universiteti Politeknik i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Dega Energjitike. Auditimi i energjisë/efiçenca e energjisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kadastra e sarandes kozeta statha sarande kadastra e sarandes kozeta statha sarande

Sondazh

Poll