Politike

Marrëveshja për ‘5 qershorin’ dhe ‘Kushtuetuesen’, Alibeaj ironizon Ramën: Pse nuk vendos të mos ketë fare zgjedhje

21 Korrik 2020, 19:15 Nga DOSJA
Marrëveshja për ‘5 qershorin’ dhe

TIRANË -Ish-deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka komentuar marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës parlamentare, për kalimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese. I ftuar në studion e “Ora News”, Alibeaj u shpreh se njëra marrëveshje kundërshton tjetrën, ndërsa e quan rrumpallë atë që ndodhi sot. Sipas tij kryeministrin e kanë kapur paranojat e humbjes.

“Rrumpallë. E vetmja gjë që mund të kuptohet në këtë pikë, duket se njeriu që e ka kapur paranoja e humbjes, duket se zgjidhja që ka zgjedhur është shkatërrimi i kushtetutës, shkatërrimi i 5 qershorit, që ka dhe bekimin e ndërkombëtarëve”, tha Alibeaj.

Më tej Alibeaj ka shtuar, se një çmenduri e tillë mund të kalohet me të qeshur.

“Pse nuk vendos të mos ketë fare zgjedhje dhe të shpallë veten perandor, vetëm me të qeshur mund të kalohet një çmenduri e tillë”, vijoi ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll