Politike

Pakti i PS me opozitën parlamentare, Bylykbashi: Rama bëri fakt të kryer grisjen e marrëveshjes së 5 qershorit

21 Korrik 2020, 20:57 Nga DOSJA
Pakti i PS me opozitën parlamentare, Bylykbashi: Rama bëri fakt

TIRANË -Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e ka quajtur një pakt vrasës, marrëveshjen e pasdites së sotme mes mazhorancës dhe opozitës, për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese. Në një postim në Facebook, Bylykbashi është shprehur se kryeministri Edi Rama bëri sot fakt të kryer grisjen e marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas tij, vetëm Rama është i aftë të bëjë një marrëveshje për të prishur një tjetër.

Postimi i plotë

Pakt-vrasesi Vetem Edi Rama eshte i afte qe te beje nje marveshje per te prishur nje marveshje tjeter. E deklaroi pas 5 qershorit se do ta griste marveshjen dhe kete e beri fakt sot me 21 korrik me ate karagjozaten qe e shiti per marveshje. Mos harroni! 21 korriku eshte kater vjetori i marveshjes per Kushtetuten qe u shkel nga Edi Rama menjehere pas miratimit te saj. Nuk e kapercen dot veten dhe ta respektoje shprehjen antike romake “Pacta sunt servanda’ (Paktet zbatohen)

Ditën e sotme, opozita parlamentare dhe mazhoranca arritën marrëveshjen për votimin e marrëveshjes së ‘5 qershorit’ të arritur në Këshillin Politik në seancën e ardhshme parlamentare dhe një javë më vonë ndryshimet kushtetuese. Pavarësisht marrëveshjes, deputeti Myslim Murrizi nuk garantoi Ramën për votat e opozitës parlamentare për ‘5 qershorin’

Opozita jashtëparlamentare e ka akuzuar edhe më herët Ramën për tentativa për prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit. Kryeministri nga ana tjetër është përgjigjur duke thënë se listat e hapura janë ato që do populli

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama oerd bylykbashi edi rama oerd bylykbashi

Sondazh

Poll