Politike

Alibeaj zbardh detaje nga takimi në KP: Rama tha pse mos t’i kthehemi administratës zgjedhore

21 Korrik 2020, 20:27 Nga DOSJA
Alibeaj zbardh detaje nga takimi në KP: Rama tha pse mos t’i kthehemi

TIRANË- Ish-deputeti demorkat Enkelejd Alibeaj zbardhi detaje nga takimi i të hënës në Këshillin Politik. Duke folur në emisionin “Tempora”, Alibeaj u shpreh, se Rama ka thënë gjatë mbledhjes, se me ndryshimet kushtetuese, duhet të preken disa pika të marrëveshjes së 5 qershorit.

Sipas Alibeajt, Rama ka kërkuar edhe njëherë rikthimin e diskutimeve për administratën zgjedhore.

“Rama në Këshillin Politik tha se po ndryshimet kushtetuese që do të duhet të ndërmerren do të prekin edhe disa pjesë të marrëveshjes së 5 qershorit. E thënë më gojën e tij. Ai ka thënë edhe pse mos t’i kthehemi edhe njëherë administratës zgjedhore”, u shpreh Alibeaj.

Opozita parlamentare ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se kërkon të prishë marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshimet kushtetuese. Ndërkohë Rama nga ana tjetër është shprehur, se listat e hapura janë dëshirë e qytetarëve.

Ndërkohë pasditen e sotme, opozita parlamentare nënshkori një marrëveshje me mazhorancën, për kalimin e 5 qershorit në seancën e ardhshmë parlamentare më 23 korrik dhe një javë më vonë, miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Pavarësisht marrëveshjes, deputeti Myslim Murrizi nuk siguroi mazhorancën për votën e deputetëve të opozitës parlamentare për marrëveshjen e 5 qershorit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj keshili politik enkelejd alibeaj keshili politik

Sondazh

Poll