Politike

‘I kam thënë Damianit… Jam gati që nesër’/ Rama apel Lulzim Bashës: Mos bëj gabimet e të shkuarës!

21 Korrik 2020, 18:53 Nga DOSJA
‘I kam thënë Damianit… Jam gati që

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama në një deklaratë të shkurtër për mediat u shpreh i kënaqur nga marrëveshja e bërë me opozitën parlamentare për kalimin e Reformës Zgjedhore më 23 korrik. Në fjalën e tij, Rama nuk la pa kërkuar takim me kryedemokratin Lulzim Basha në Këshillin Politik, duke i kërkuar që të mos bënte gabime, që sipas tij kreu i PD-së i kishte bërë dhe në të shkuarën.

Edhe pse Murrizi dhe deputetë të tjerë të opozitës e kanë shprehur hapur votën e tyre kundër “5 qershorit”, Rama është shprehur se ka besim që mund të ndryshohet qëndrim.

PJESË NGA FJALA PËR SHTYP:

Pyetje: I kënaqur nga kjo marrëveshje?

Edi Rama: I kënaqur sepse kemi arritur një konsensus edhe pse jo të gjërë. Një orë e më parë të mblidhet Këshilli Politik, kemi hapur një diskutim dje mos gabohem. Opozita kërkonte dje të dinte datën e saktë për kalimin e 5 qershorit, data e saktë është 23 korriku. Kemi nevojë për të bashkëpunuar lidhur me ndryshimin Kushtetues për hapjen e listave.

Pyetje: Jeni të sigurt që do t’i keni 84 vota për Kodin?

Edi Rama: Kemi bërë goxha debat, veçanërisht me zotin Murrizi. Nuk e njeh marrëveshjen e 5 qershorit. Kemi pasur sinjale të mira nga dy grupet e tjera. Do të ishte mirë të votonin. Ne do të vazhdojmë të punojmë, nesër miratohet futja në rendin e ditës dhe do të vazhdojmë të kërkojmë mbështetje sa më të gjerë.

Pyetje: Do ta miratoni ’30 korrikun’ pavarësisht qëndrimit të PD?

Edi Rama: Parlamenti ka të drejtë të vendosë për gjithçka. Uroj që nesër të mblidhemi me Këshillin Politik. E kam shprehur dëshirën time, i kam thënë Damianit që jam gati që nesër. Do të vazhdojmë të diskutojmë. Marrëveshja e nënshkruar sot dhe më 5 qershor duhet të kthehen në materie ligjore. Ka një arsye pse u zgjodh 23 korriku, sepse nuk kemi kohë. Duhet kohë që e kemi humbur prej PD-së. Pra duhet të ngrihet edhe KQZ-ja e re. Ne do t’i qëndrojmë marrëveshjes por ndryshimet duan kohën e tyre. Pastaj ja sheshi, ja mejdani. Jo unë po kushdo që pretendon që të bëhet Kapedan. I bëj apel Lulzim Bashës që të mos bëjnë gabimet e të shkuarës që të mos refuzojnë tryezat dhe të vazhdojmë punën se bashku. Nuk jemi të detyryar të biem dakord për të gjitha. Kemi mundësi që të biem dakord për shumëçka. PS ka bërë lëshimet e veta. PD është realitet demokratik nuk mund të bëjmë sikur nuk ekziston. Jemi në rrugë shumë të mbarë. ‘Unë kam frikë që do humbas të nesërmen’ është një këngë e vjetër e një gramafoni që rrotullohet. Edhe unë kam pasur momentet e mia të vështira, humbjet e mia, por kjo është politika. nuk kam asnjë problem me çfarë thonë por faktet flasin ndryshe. Kush i merr shqiptarët për budallenj e ha.

Pasditen e sotme, Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se nuk voton për “5 qershorin”, ndërsa Edmond Stojku dhe Nimet Musai s’japin garanci për deputetët e tyre. Kryeministri Edi Rama thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për takim në Këshillin Politik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 marreveshja ps-opozite e re edi rama edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 marreveshja ps-opozite e re

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...