Politike

Marrëveshja PS-së, reagon opozita e bashkuar: Akt i paprecedentë, do ketë pasoja në stabilitetin e vendit

21 Korrik 2020, 19:58 Nga DOSJA
Marrëveshja PS-së, reagon opozita e bashkuar: Akt i paprecedentë,

TIRANË– Opozita e Bashkuar ka reaguar ashpër për marrëveshjen e firmosur pasditen e sotme mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për votimin e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore  më 23 korrik dhe listat e hapura më 30 korrik. Në një deklaratë të përbashkët, opozita e ka konsideruar si një lojë tinëzare të organizuar nga kryeministri Edi Rama për të futur në ‘lojë’ ndërkombëtarët.

Opozita jashtëparlamentare paralajmëron se marrëveshja e sotme do të sjellë pasojë të rënda në stabilitetin e vendit. Ndërsa në lidhje me mbledhjen e Këshillit Politik nesër në orën 17:00, opozita nuk ka kthyer përgjigje.

Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit. Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë,“-shkruhet në reagim.

DEKLARATË E OPOZITËS SË BASHKUAR:

Ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit.

Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njënashme kushtetutese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor.

Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.

Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.

Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm. Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët.

Pasditen e sotme, Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se nuk voton për “5 qershorin”, ndërsa Edmond Stojku dhe Nimet Musai s’japin garanci për deputetët e tyre. Kryeministri Edi Rama thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për takim në Këshillin Politik.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 marreveshja ps-opozite e re opozita e bashkuar edi rama takim me opoziten e re 21 korrik 2020 marreveshja ps-opozite e re opozita e bashkuar

Sondazh

Poll