Politike

Opozita e re e përçarë, Murrizi tregon shënimin që la në marrëveshjen me Ramën. Asnjë siguri për 84 kartona jeshilë,

21 Korrik 2020, 18:38 Nga DOSJA

TIRANË- Opozita parlamentare ka qenë e përçarë në marrëveshjen e firmosur me Partinë Socialiste. Kreu i grupit demokrat ka firmosur marrëveshjen por ka shënuar se nuk bie dakord me pikën e parë për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndërsa Nimet Musai dhe Edmond Stojku thanë se janë dakordësuar me të gjitha pikat e marrëveshjes politike me PS, megjithatë nuk japin garanci për votat e deputetëve të tyre.

PJESË NGA BISEDA:

Murrizi: Firmosëm për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese. Jemi kundër pikës së parë. Ja të flasi kolegu sa të marr marrëveshjen

*I lë fjalën Musait shkon dhe merr marrëveshjen

Stojku: Të gjithë kemi bërë lëshime

Pyetje:Do ta votoni Kodin Zgjedhor?

Stojku: Për kujtëse ky është fundi i një procesi të gjatë. Ne nuk kemi ndërprerje në konsensusin tonë. Në këtë moment që po flasim, do të votojmë marrëveshjen e 23 korrik e Reformës Zgjedhore, shpresojmë të merren këto 84 vota.

Pyetje:Pse Murrizi tha që nuk e votojmë?

Stojku: Ai është grup tjetër. Lista e firmosur është nga 25 deputetë të 3 grupeve parlamentare, të tjerë janë nga grupet e pavarur. Secili deklaron mendimin e grupit. Murrizi ka marrë dakordësi nga grupi i tij, për pikat e tjera por jo për të parën. Ne nuk i detyrojmë anëtarët e grupeve tanë, se nuk jemi as tutorë as…

Pyetje:Të gjithë deputetët tuaj do të votojnë?

Musai: Nuk është çudi që disa prej tyre mos t’a japin votën.

*Vjen Murrizi dhe tregon marrëveshjen e tij

Murrizi: Jam dakord ja çfarë kam shkruar. Jam dakord me të gjitha pikat përveç pikës së parë, të tjerat do të votohen nga grupi demokrat.

Pasditen e sotme, Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se nuk voton për “5 qershorin”, ndërsa Edmond Stojku dhe Nimet Musai s’japin garanci për deputetët e tyre. Kryeministri Edi Rama thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për takim në Këshillin Politik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike marreveshja ps-opozite e re marreveshja ps-opozite e re

Sondazh

Poll

Politike 21 Korrik 2020, 15:34

TIRANË– Zbardhen detaje nga vizita në Kryeministri e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Fillimisht u raportua se Kim shkoi të takonte drejtoreshën ...