Politike

“I thashë Damianit, dua takim”/ Gjiknuri çon deri në fund porosinë e Ramës, kërkon mbledhje të Këshillit Politik

21 Korrik 2020, 19:34 Nga DOSJA
“I thashë Damianit, dua takim”/ Gjiknuri çon deri

TIRANË- Bashkëkryetari i Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka propozuar një takim tjetër ditën e nesërme në orën 17:00. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë dhe kryeministri Rama, i cili tha sot pas takimit me opozitën parlamentare se kërkon një takim sa më parë për të mos humbur kohë. (LEXO KËTU)

Megjithatë deri më tani Partia Demokratike ende nuk e ka pohuar pjesëmarrjen në takim ku edhe do të diskutohen ndryshimet në Kushtetutë. 

Njoftimi i plotë i Damian Gjiknurit:

Sikurse është bërë e ditur publikisht, më lejoni që të ju konfirmoj se Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka miratuar në mbledhjen e sotme (e martë 21 Korrik) projektligjin për amendime në Kodin Zgjedhor, sipas dokumentit të dakordësuar në tryezën e Këshillit Politik. Gjithashtu, ju informoj se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka firmosur mbrëmjen e sotme një marrëveshje me përfaqësuesit e grupeve të opozitës parlamentare (Grupi Demokrat; Grupi Demokraci dhe Drejtësi; Grupi i Pavarur) ku dakordësohet mes palëve mbështetja për kalimin në seancën parlamentare të datës 23 Korrik të projektligjit për amendimet në Kodin Zgjedhor, dokument që mori sot mbështetjen nga Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Marrëveshja e cituar më sipër ndodhet bashkëlidhur në këtë e-mail për dijeninë tuaj. Duke marrë në konsideratë faktin se tanimë është përcaktuar seanca për miratimin e amendimeve në Kodin Zgjedhor, ashtu sikurse ju keni patur kohën e mjaftueshme për të shqyrtuar propozimet e opozitës parlamentare të miratuara tashmë në Këshillin e Mandateve dhe Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore lidhur me ndryshimet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë për sanksionimin e listave të hapura;propozoj mbledhjen e Këshillit Politik ditën e nesermë ora 17:00 në ambientet e Pallatit të Kongreseve me rend ditë diskutimin mbi propozimet për ndryshime në Kushtetutë sa i takon sanksionimit të hapjes së listave. Nga ana e Partisë Socialiste, përveç meje, si përfaqësues në tryezë do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Në pritje të përgjigjes, Damian Gjiknuri…

Pasditen e sotme, Partia Socialiste dhe opozita parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje për të kaluar Reformën Zgjedhore për votim në Kuvend më 23 korrik, dhe ndryshimet në Kushtetuese një javë më pas. Myslim Murrizi e ka shprehur hapur se nuk voton për “5 qershorin”, ndërsa Edmond Stojku dhe Nimet Musai s’japin garanci për deputetët e tyre. Kryeministri Edi Rama thirrje kryedemokratit Lulzim Basha për takim në Këshillin Politik.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mblidhet keshilli politik 22 korrik 2020 damian gjiknuri mblidhet keshilli politik 22 korrik 2020

Sondazh

Poll