Bota

(ME VIDEO) Pamje shokuese! Policia në SHBA rrëzon nga karroca afro-amerikanin me aftësi të kufizuara dhe e tërheq zvarrë

21 Korrik 2020, 18:57 Nga DOSJA
(ME VIDEO) Pamje shokuese! Policia në SHBA rrëzon nga karroca

SHBA- Një ngjarje shokuese ka ndodhur disa ditë më parë në Los Angeles mes  policisë dhe një personi me aftësi të kufizuara i cili po protestonte kundër vrasjes së George Floyd. Në pamjet e bëra virale, shikohet se si tre policët kanë rrëzuar në tokë afro-amerikanin i identifikuar si  Josh Wilson dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë.

Mediat bëjnë me dije se Wilson është arrestuar nga policia, por arrestimi i tij ka hasur kundërshtimin e më shumë se 50 protestuesve të cilët i kanë kërkuar policisë që ta lirojnë sepse kjo ishte e palogjikshme.

Ndërkohë policia ka bërë me dije se Wilson ka goditur në kokë një nga efektivët, e gjithashtu në çantën e tij është gjetur dhe një armë zjarri gjë e cila rrezikon burgun e tij.

Mediat shtojnë se policia po merret me hetimet e mëtejshme të ngjarjes për të zbuluar rreth shkaqeve konkrete.

Burimi:dailymail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota josh wilson shba josh wilson shba

Sondazh

Poll