Bota

“Situata nuk do të ketë përfunduar deri për Krishtlindje”, eksperti britanik ‘shokon’ me deklaratën: Njerëzimi do

21 Korrik 2020, 18:37 Nga DOSJA
“Situata nuk do të ketë përfunduar deri për

BRITANI- Eksperti britanik, Sir Jeremy Farrar, ditën e sotme ,gjatë mbledhjes së Komitetit të Shëndetit është shprehur se virusi nuk do të largohet dhe se njerëzit duhet të mësohen që të jetojnë me të për dekada me radhë.

“Situata nuk do të ketë përfunduar deri për Krishtlindje. . Ky infeksion nuk ka për të ikur, tashmë është një infeksion endemik i njeriut.  Edhe nëse kemi një vaksinë ose trajtime shumë të mira, njerëzimi do të jetojë ende me këtë virus për shumë, shumë vite …. dekada të ardhshme” duke i dhënë kështu një përgjigje  kryeministrit Britanik, Boris Johnson, i cili shpresonte se deri në atë kohë vendi do t’i rikthehej normalitetit.

Kujtojmë se Boris Johnson pak ditë më parë dha shpresë se virusi do të largohej në fund të këtij viti teksa paraqiste planet e lehtësimit të masave  shtrënguese për koronavirusin. Johnson po ashtu tha se ai nuk do të fus vendin e tij më në karantinë pasi kjo gjë do të ishte shumë dëmtuese për ekonominë.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne britani sir jeremy farrar boris johnson koronavirusi ne britani sir jeremy farrar

Sondazh

Poll