Bota

Turqia propozon ligjin për të forcuar kontrollin e mediave sociale

21 Korrik 2020, 18:05 Nga DOSJA
Turqia propozon ligjin për të forcuar kontrollin e mediave sociale

TURQI– Partia e presidentit turk, Recep Tayyp Erdogan, e cila aktualisht udhëheq Turqinë  ka përgatitur një projektligj, përmes së cilit do t’i mundësohej qeverisë të shtrëngojë kontrollin e saj në mediat sociale, tha një zyrtar turk, raporton Reuters.

Ky  projektligj pritet të shqyrtohet nga parlamenti gjatë javës së ardhshme. Por nga ana tjetër opozita pretendon se legjislacioni do të çojë në censurë më të madhe në vend.

Në fillim të korrikut presidenti Erdogan, u zotua se do të vë nën kontroll mediat sociale, pas pretendimeve se në rrjetin social Tëitter, përmes disa postimeve, ishin fyer vajza dhe dhëndri i tij, pasi kishin njoftuar se ju ka lindur fëmijë.

Për këtë shkak të paktën 11 persona u arrestuan dhe u morën në pyetje mbi këtë çështje.

Projektligji do t’i detyrojë kompanitë e mediave sociale me më shumë se 1 milion përdorues të përditshëm në Turqi, të tilla si Twitter, Facebook dhe YouTube të hapin një zyre ose të caktojnë një përfaqësues në Turqi, i cili do t’i përgjigjet autoriteteve turke.

Mësohet se nga kompanitë e mediave sociale ose përfaqësuesi i saj gjithashtu do të kërkohet t’i përgjigjen brenda 48 orëve ankesave në lidhje me postimet që shkelin të drejtat personale dhe të privatësisë.

Burimi: Barrons 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mediat sociale ne turqi recep tayyp erdogan mediat sociale ne turqi recep tayyp erdogan

Sondazh

Poll