Bota

Ministri i Shëndetësisë në Itali shpall fitoren: Vendi ia doli në betejën e Covid-19

21 Korrik 2020, 18:03 Nga DOSJA
Ministri i Shëndetësisë në Itali shpall fitoren: Vendi ia

ITALI- Ministri i Shëndetësisë në Itali Roberto Speranza, ka folur së fundmi në lidhje me pandeminë e Covid-19 ku dhe ka komentuar punën që ka bërë vendi për të luftuar pandeminë që tashmë ka gjunjëzuar botën.

Sipas tij Italia edhe pse ka pasur vdekje të shumta ia ka dalë të fitojë betejën me sëmundjen e vdekjeprurëse.

“Mendoj se Italia ia doli. Nuk jam duke menduar për qeverinë, por për vendin si një të tërë. E kemi kaluar stuhinë, edhe pse nuk jemi akoma një parajsë e sigurt. Ne ishim të parët që u goditën në botë pas Kinës. Ne nuk kishim një manual udhëzimi, duhet të mësonim rreth virusit” deklaroi Speranza.

Ndër të tjera ai tha se situata në të gjithë botën është tepër shqetësuese  dhe se kriza do të mbetet “vetëm një gjë e së kaluarës”, kur të zhvillohet një vaksinë e suksesshme. Ditën e sotme Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali njoftoi  15 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin dhe 128 raste të reja.

Burimi:.laprovinciacr.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali roberto speranza koronavirusi ne itali roberto speranza

Sondazh

Poll