Bota

Mbi 6 mijë të infektuar nga Covid-19 në Kosovë/ 276 persona kanë thyer masën e vetizolimit

21 Korrik 2020, 18:28 Nga DOSJA
Mbi 6 mijë të infektuar nga Covid-19 në Kosovë/ 276 persona

KOSOVË– Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, 6.045 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. E secili prej tyre e kishte për obligim që të vetizolohej të paktën për 14 ditë.

Situata e koronavirusit në Republikën e Kosovës nuk është aspak e mirë, pasi ditë pas dite po shënohen raste të reja të personave të infektuar me Covid-19.

Së fundmi mediat vendase kanë raportuar se që prej fillimit të pandemisë e deri më tani  6045 persona kanë rezultuar pozitiv me virus, e për këtë shkak  secili prej tyre e ka pasur të detyruar të vetizolohej të paktën për 14 ditë.

Mirëpo jo të gjithë e kanë zbatuar këtë rregull. Prandaj siç kanë raportuar autoritetet në vend, të paktën deri më tani 276 persona kanë thyer masën e vet izolimit.

Policia e Kosovës, ka treguar se edhe në cilat komuna janë hasur rastet më të shpeshta të thyerjes së këtij rregulli.  Nërkohë, qëndrimi i izoluar në shtëpi për një periudhë dy javore mund të shkaktoj depresion tek pacientët.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll