Bota

“Kërkuan të më çojnë në hotel”, Dy gazetarët kryesorë të “Fox News” paditen për ngacmim seksual

21 Korrik 2020, 18:55 Nga DOSJA
“Kërkuan të më çojnë në hotel”, Dy

SHBA– Një lajm i “bujshëm” ka mbushur faqet e para të mediave ndërkombëtare sa i takon çështjes së dy gazetarëve kryesore të Fox News, Tucker Carlson dhe Sean Hannity.

Raportohet se Carlson dhe Hannity janë paditur për ngacmim seksual. Kjo padi e ngritur të hënën në Gjykatën e Qarkut në Nju Jork pretendon se ish-gazetarja e Fox News, Cathy Areu, është ngacmuar seksualisht nga Tucker Carlson, Sean Hannity dhe dy spiker lajmesh të Fox.

Në padinë e saj, Cathy Areu pretendon se Carlson dhe një tjetër moderator i Fox, Howard Kurtz, janë përpjekur ta çojnë atë në hotel. Ngjarje kjo që raportohet të ketë ndodhur në 2018 dhe 2019.

Mësohet se Hannity akuzohet për poshtërimin e Areu, pasi i ka ofruar çdo personi në studio 100 dollarë për ta ftuar atë në një takim.

Ndërsa sa i përket kësaj çështje Fox deklaroi se pas një “hetimi gjithëpërfshirës e të​ pavarur”, ka rezultuar se të gjitha pretendimet e Areu kundër kompanisë, Carlson e Hannity ishin “të rreme”.

Burimi: chicagotribune

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota nju jork sean hannity tucker carlson nju jork sean hannity tucker carlson

Sondazh

Poll