Bota

“Shpërthen” festa në fshatin italian/ Lind bebja e parë pas 8 vitesh, popullsia rritet në 29 banorë

21 Korrik 2020, 17:30 Nga DOSJA
“Shpërthen” festa në fshatin italian/ Lind bebja e

ITALI- Në fshatin e vogël të  Italisë ‘Morterone’ ditën e djeshme ka ‘shpërthyer’ festa dhe gëzimi pasi dje ka ardhur në jetë bebja e parë pas tetë vitesh. Kështu me ardhjen e tij vendi është rritur në 29 banorë. Mediat e huaja kanë bërë me dije se atij i është vendosur emri Denis dhe se peshonte  2.6 kg.

Prindërit e Denis, Matteo e Sara, njoftuan ardhjen e djalit të tyre sipas traditës italiane të vendosjes së kordeles, blu për djemtë dhe rozë për vajzë, në derën e shtëpisë së tyre. Kjo ishte hera e parë që një kordele shihej në fshat që prej vitit 2012, kur lindi një vajzë.

“Shtatzania gjatë pandemisë ishte e vështirë, nuk mund të dilje për të takuar njerëzit. Tashmë do të organizojmë një festë për të gjithë fshatin. Është emocionuese që djali im ka shtuar sadopak popullatën”, tha nëna e bebes.

Ndërkohë për  këtë rast ka reaguar edhe edhe kryebashkiakja Antonella Invernizzi  e cila ka thënë: Është vërtet një arsye celebrimi për të gjithë komunitetin.

Burimi: .theguardian.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota denis itali matteo sara denis itali matteo sara

Sondazh

Poll