Bota

Masat e ashpra për Covid-19/ Nënkryetari i LDK-së kundër vendimeve të ndërmarra nga Qeveria Hoti

21 Korrik 2020, 18:39 Nga DOSJA
Masat e ashpra për Covid-19/ Nënkryetari i LDK-së kundër

KOSOVË– Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ditën e sotme është shprehur kundër disa masave të ndërmarra Kryeministri Avdullah Hoti sa i përket parandalimit të  përhapjes së koronavirusit. Haziri është shprehur se disa nga vendimet janë vendosur nën ndikimin e panikut.

Ndër të tjera ai ka shtuar se nëse burimi i infeksionit del në një shkollë, nuk duhet të mbyllet i gjithë sistemi arsimor. Ndërsa shtimi i rasteve të reja sipas tij ka ndodhur pas ndryshimit të sistemit të testimit.

“Rritja e numrit erdhi pas ndryshimit të testimit. Nuk u arrit me iu shpjegu publikut që tani nuk marrin mostra të kontakteve sepse më herët i kemi pasur 100 mostra pa simptoma dhe probabiliteti i testeve negative ka qenë 10 për qind i atyre që kanë pasur simptoma. Ndërkaq tash është ndërruar politika dhe me rekomandim të OBSH-së merren vetëm testet e atyre që kanë simptoma dhe probabiliteti i testeve është 50-60 për qind çdo ditë. Katër ditët e fundit ka rënë numri dhe po pritet që në javën e ardhshme pritet të mbyllet burimi i infeksionit.”- është shprehur ai.

Haziri ka deklaruar se problem mbeten qytetarët në komuna e lagje të cilët janë të infektuar por nuk kanë simptoma dhe akoma  vazhdojnë të lëvizin lirshëm.

“Problemi është në komuna dhe lagje e komuna që ende ka qytetarë me infeksion por nuk kanë simptoma dhe janë bomba në ecje dhe institucionet nuk kanë burim apo nuk kanë informacione për burimin e infeksionit. Kjo është problemi, duhet me u gjet burimi i infeksionit. Mbyllja e kopshteve nuk është burim i infeksionit.”- ka përfunduar ai.

Deri më tani Kosova numëron 6.045 të infektuar nga virusi nga 31.956 persona testuar në total, ndërsa janë regjistruar gjithsej 144 viktima të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lutfi haziri koronavirusi ne kosove lutfi haziri

Sondazh

Poll