Bota

Shtohen rastet e reja me Covid-19/ Austria bën të detyrueshme përdorimin e maskave në supermarkete

21 Korrik 2020, 17:43 Nga DOSJA
Shtohen rastet e reja me Covid-19/ Austria bën të detyrueshme

AUSTRI– Rritja e ndjeshme e rasteve të reja me koronavirus, kanë bërë që qeveritë e shumë shteteve të rikthejnë sërish masat mbrojtëse të virusit.

Nga mediat e huaja është bërë me dije se Qeveria e Austrisë ka bërë sërish të detyrueshme përdorimin e maskave në supermarkete dhe ambiente të mbyllura.

Kjo pasi në disa vende të Austrisë ekziston frika e një rritje të rasteve të reja me Covid-19.

Kancelari Sebastian Kurz është shprehur se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme  prej ditës së premte  në supermarkete, dyqane ushqimore, zyra postare dhe banka.

“Ne jemi duke parë një rritje të numrave të të infektuarve në Austri.”- deklaroi Kurz para gazetarëve.

Deri më sot Austria ka regjistruar  19,827 të infektuar dhe 710 viktima nga koronavirusi që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Burimi: Thelocal 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri koronavirusi në austri

Sondazh

Poll