Bota

Ndërhyrja kirurgjikale për sterilizimin nuk funksionoi/ Spitali i Brescia-s do të paguajë shpenzimet e rritjes së një fëm

21 Korrik 2020, 14:45 Nga DOSJA
Ndërhyrja kirurgjikale për sterilizimin nuk funksionoi/ Spitali i

ITALI- Gjykata civile në Brescia ka vendosur që një nga spitalet e qytetit duhet të paguajë shpenzimet e rritjes e një fëmije që nuk ishte i dëshirueshem deri në moshën 25 vjeçare. Sipas mediave të huaja ky vendim ka ardhur pasi ndërhyrja kirurgjikale për sterilizimin e gruas që e solli në jetë një fëmijë nuk funksionoi.

Një çift me tre fëmijë vendosi se jeta e tyre ishte e kompletuar dhe për të shmangur çdo surprizë, bashkëshortja vendosi të sterilizohej në mënyrë që të mos kishin fëmijë të tjerë. Kur iu nënshtrua ndërhyrjes në vitin 2011 ajo ishte 39 vjeç. Por pas dy vjetësh çifti bëri  fëmijën e katërt, një vajzë. E shëndetshme dhe e bukur, një dhuratë për tre vëllezërit, por gjithsesi jo e planifikuar dhe as e kërkuar. Dhe meqenëse gabimi ishte i mjekëve, shpenzimet për rritjen e saj do të mbulohen nga spitali.

Pas pesë vitesh betejë ligjore, gjykata civile e Brescia dënoi spitalin e qytetit që tashmë duhet të paguajë për dështimin e ndërhyrjes. Dhe do të duhet të mbulojë shpenzimet e vajzës deri sa ajo të mbushë 25 vjeç. Për një total që duke llogaritur 300 euro në muaj shkon në 90 mijë euro. Nëna e vajzës gjithashtu kërkoi dhe 1500 euro dëmshpërblim për dëmtim  të linjave fizike si pasojë e shtatzënisë.

Bashkëshortët nga Brescia aktualisht 50 dhe 48 vjeç, të dy të punësuar në sistemin shëndetësor, pretendojnë se është shkelur e drejta e tyre pasi vendosën që të mos kishin më fëmijë, një shkelje e artikullit 2 dhe 13 të kushtetutës për të drejtat e riprodhimit të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm.

Burimi:.repubblica.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brescia itali brescia itali

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 14:12

Greqia dhe “ekonomia e argjendtë”

GREQI-Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Kraha...