Bota

Covid-19 “pushton” Kosovën/ Regjistrohen 5 viktima dhe 168 të infektuar në 24 orët e fundit

21 Korrik 2020, 14:17 Nga DOSJA
Covid-19 “pushton” Kosovën/ Regjistrohen 5 viktima dhe 168

KOSOVË– Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur  5 pacientë nga  COVID-19 dhe janë infektuar  edhe 168 të tjerë.

Tashmë me rritjen ditore, numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 144 që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

Lajmi është bërë me dije nga IKSHPK-ja, ku në njoftimin ditor ka bërë me dije se nga 415 mostra të testuara, 168 kanë dalë pozitive në koronavirus. Kjo shifër e rrit numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 6.045.

Ndërkohë mes bilancit të të infektuarëve në të gjithë vendin, Komuna e Prishtinës vazhdon ta ketë numrin më të lartë të të infektuarve deri më tani.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 157 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3.226. Ndërsa raste aktive me koronavirus aktualisht numërohen 2.675.

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 14:12

Greqia dhe “ekonomia e argjendtë”

GREQI-Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Kraha...