Bota

Një ditë para takimit në Bruksel/ Hoti: Dialogu mbyllet me normalizim të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke

21 Korrik 2020, 14:22 Nga DOSJA
Një ditë para takimit në Bruksel/ Hoti: Dialogu mbyllet me

KOSOVË– Ditën e sotme kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në kuadër të dialogut me Serbinë ka takuar disa  prej përfaqësuesve të partive politik, por ku takim është bojkotuar nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i VV-së, Albin Kurti.

Në bazë të një njoftimi për mediat, qeveria e Kosovës thekson se në këtë takim shefi i qeverisë  ka njoftuar Forumin e partive politike për ecurinë e deritanishme të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili siç ritheksoi ai, duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve për njohje reciproke.

Me këtë rast, kryeministri Hoti shtjelloi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut, duke nisur që nga Samiti i Parisit, mbajtur më 10 korrik 2020 nëpërmjet video-konferencës, në të cilin morën pjesë Presidenti Macron, Kancelarja Merkel, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme i BE-së Borrel, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Lajçak dhe presidenti serb Vuçiç, video-konferenca e datës 12 korrik 2020, në mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, e udhëhequr nga z. Borrel dhe z. Lajcak, deri te takimi i fundit me presidentin serb në Bruksel, që është mbajtur më datë 16 korrik 2020, po ashtu me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së.”- është deklaruar në njoftim.

  Hoti ndër të tjera ka ritheksuar se i gjithë procesi i dialogut do të jetë plotësisht transparent, ndërsa Kuvendi i Kosovës, Forumi i partive politike dhe opinioni i gjerë në vend do të njoftohet hollësisht për secilin takim.

“Nga ana e tyre, të gjithë përfaqësuesit e partive politike të vendit të përfaqësuara në këtë forum, i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit Hoti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për procesin e dialogut politik me Serbinë”, thuhet më tej në  njoftim.

Kujtojmë se ditën e nesërme vazhdojnë sërish bisedimet në Bruksel me Presidentin Vuçiç për dialogun Kosovë-Serbi.

Më 16 korrik në Bruksel është zhvilluar për 3 orë me rradhë takimi mes liderit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së. Nga ky takim u mësua se ishte folur për çështjet e të zhdukurëve në luftën e Kosovës si edhe për ekonominë. Ndërsa Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë sërish më datë 22 korrik.

A.C/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi aleksander vucic avdullah hoti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 14:12

Greqia dhe “ekonomia e argjendtë”

GREQI-Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Kraha...