Bota

Aksident tragjik në Francë/ Rrëzohet autobuzi, humbin jetën 5 fëmijë të një familje

21 Korrik 2020, 14:32 Nga DOSJA
Aksident tragjik në Francë/ Rrëzohet autobuzi, humbin jetën

FRANCË- Pesë fëmijë kanë vdekur dhe katër persona të tjerë të një familje u plagosën pasi një makinë u përmbys e më pas është përfshirë nga flakët në autostradën A7 në Albon, në jug të Lyon. Tre të rriturit dhe një fëmijë ishin lënduar rëndë e më pas menjëherë u transferuan në spital. Sipas mediave të huaja shoferi ka humbur kontrollin ndaj automjetit, i cili ka dalë nga rruga, është rrokullisur disa herë ku më pas është përfshirë nga flakët. Mësohet se para se të humbiste vetëdijen, shoferi u tha dëshmitarëve se ai kishte pasur vështirësi në frenim.

Sipas mediave franceze ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse incidenti është shkaktuar nga një problem teknik apo mungesë e mirëmbajtjes së automjeteve.

Mediat shtojnë se 53 zjarrfikës si dhe tre helikopterë mbërritën në vendin e ngjarjes  për të transferuar të mbijetuarit në një spital në Lyon pasi ishin djegur rëndë.

Burimi: birminghammail.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aksident ne france france aksident ne france france

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 14:12

Greqia dhe “ekonomia e argjendtë”

GREQI-Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Kraha...