Bota

Rritja e rasteve të reja në Ballkan/ Austria shton kontrollet në kufi: Testet nuk plotësojnë standardet

21 Korrik 2020, 13:39 Nga DOSJA
Rritja e rasteve të reja në Ballkan/ Austria shton kontrollet në

AUSTRI–  Koronavirusi tashmë është kthyer në një problem global që ditë pas dite po vret me mijëra njerëz kudo në botë.

Teksa të gjitha shtetet e prekura nga ky virus regjistrojnë ditë pas dite shifra të frikshme të viktimave dhe rasteve të reja, situata duket se do të jetë e vështirë edhe për një kohë të gjatë.

Kjo rritje shifrash ka bërë që qeveria austriake ka përforcuar kontrollet në kufijtë ballkanikë. Mësohet se qeveria austriake ka raportuar se testet që kryhen në Ballkan nuk janë në standartet e Europës Qëndrore.

Në një kohë që numri i rasteve të reja është në rritje në Ballkanin perëndimor, Austria tashmë ka ashpërsuar kontrollet në kufij me ndihmën e ushtrisë. Çdo kush  që hyn nga Sllovenia duhet t’u nënshtrohet kontrolleve. Ushtarë dhe agjentë policie inspektojnë ngarkesat dhe gjendjen shëndetësore të të gjithë pasagjerëve.

Ndërsa automjetet me targa të vendeve më në rrezik si Bosnje e Hercegovina apo Serbia do të monitorohen në mënyrë të veçantë. Dhe në rastin e autobusëve, të gjithë pasagjerët duhet të zbresin për t’u vizituar nga ekipi i mjekëve në kufi.

Mësohet se trajnime speciale përgatisin ushtarët për operacionet në kufij sepse jo të gjithë  rezultatet negative të testit pranohen në Austri. Qeveria austriake paralajmëron se testet që kryhen në Ballkan nuk përmbushin standartet e Europës Qëndrore.

Ndër të tjera Austria ka nxjerrë ndalime të ndryshme për vendet e Ballkanit Perëndimor. Udhëtimet nga vende si Beogradi, Sarajevë dhe Bukureshti janë anuluar deri në fund të muajit korrik.

Burimi: euronews

 A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri koronavirusi në austri

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...