Bota

Serbia nuk gjen qetësi/ Regjistrohen 10 viktima nga Covid-19 dhe infektohen 359 persona të tjerë

21 Korrik 2020, 14:44 Nga DOSJA
Serbia nuk gjen qetësi/ Regjistrohen 10 viktima nga Covid-19 dhe infektohen

SERBI– Koronavirusi duket se nuk do të qëndrojë për një kohë të gjatë e vështirë se largohet shpejtë.  Në shumë shtete shtimi i rasteve të reja ka bërë që qeveritë të rikthejnë sërish masat e  forta të Covid-19.

Në 24 orët e fundit është mësuar se kanë humbur jetën 10 persona si shkak i virusit, ndërsa autoritetet shëndetësore kanë bërë me dije janë konfirmuar edhe 359 raste të reja.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Serbi, se të paktën 8.349 persona janë testuar deri më sot, ndërsa në të gjitha spitalet e vendit numërohen 190 pacientë që janë në respiratorë.

Drejtori i Klinikës Infektive në Beograd, Goran Stefanoviç, ka thënë ditën e sotme se në këtë repart kryejnë mbi 200 kontrolle brenda ditës dhe se gjysma prej tyre kërkojnë mjekim klinik.

Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Lonçar ka deklaruar se mbi 550 infermierë janë prekur me COVID-19.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne serbi koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 14:12

Greqia dhe “ekonomia e argjendtë”

GREQI-Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Kraha...