Bota

Sensibilizohet Greta Thunberg, dhuron 100.000 euro për të luftuar Covid-19 në Amazon dhe Brazil

21 Korrik 2020, 14:09 Nga DOSJA
Sensibilizohet Greta Thunberg, dhuron 100.000 euro për të luftuar

SPANJË– Aktivistja Greta Thunberg ditën e djeshme në një postim në rrjetet sociale tha se do të dhurojë 100,000 euro për të luftuar përhapjen e Covid-19 në Amazon dhe në Brazil. Ajo ka bërë këtë njoftimin menjëherë pasi fitoi çmimin “Gulbenkian Prize for Humanity”, me vlerë 1 milion euro. Por jo vetëm kaq Thunberg deklaroi se do të dhurojë edhe një shumë parash  të cilat do të shkojnë për mbrojten e mjedisit.

I’m extremely honoured to receive the Gulbenkian Prize for Humanity. We’re in a climate emergency, and my foundation will as quickly as possible donate all the prize money of 1 million Euros to support … ->
1/3 pic.twitter.com/Eti6AJXSvj

— Greta Thunberg (@GretaThunberg) July 20, 2020

“Paratë e çmimit kapin vlerën e një milion eurove dhe të gjitha paratë e çmimit do të dhurohen përmes fondacionit tim për organizata dhe projekte të ndryshme që janë duke punuar për të ndihmuar njerëzit që luftojnë në vijat e para të prekur nga kriza e klimës dhe kriza ekologjike. Po ashtu për të ndihmuar organizatat dhe projektet që janë duke luftuar për të mbrojtur natyrën. “tha Thunberg.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greta thunberg greta thunberg

Sondazh

Poll