Bota

Kina: Londra do të përballet me pasoja të rënda për qëndrimin e saj ndaj Hong Kongut

21 Korrik 2020, 14:00 Nga DOSJA
Kina: Londra do të përballet me pasoja të rënda për

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe do të duhet të përballet me pasojat, sa i përket “rrugës së gabuar” në lidhje me Hong Kongun. Ky paralajmërim ka ardhur nga ambasadori kinez në Londër ditën e sotme pasi qeveria e Boris Johnson pezulloi traktatin e tij të ekstradimit me ish-koloninë britanike.

Në përgjigje të këtij veprimi, ambasadori kinez në Britani tha se kjo e fundit “ka ndërhyrë hapur” në punët e Kinës.

“Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Kinën.”-deklaroi ambasadori Liu Xiaoming.

Më herët kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua se do t’i ofrojë tre milionë banorëve të Hong Kongut mundësinë për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lejuar atyre që të aplikojnë edhe për nënshtetësinë britanike. Kritikët thonë se ligji i ri i sigurisë në Hong Kong miratuar nga Pekini e që kriminalizon një sërë veprash, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme.

Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të parimit një shtet, dy sisteme.

Burimi: Web24news

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hong kongu kina hong kongu kina

Sondazh

Poll