Bota

4 vjeçarja italiane nën “pushtetin” e virusit, prej katër muajsh pozitive me Covid, asnjë person i familjes nuk infektoh

21 Korrik 2020, 14:22 Nga DOSJA
4 vjeçarja italiane nën “pushtetin” e virusit, prej

ITALI- Një vogëlushe në moshën 4 vjeçare në Itali është dhe një ndër rastet më të rralla përsa i përket infeksionit me Covid-19. Sipas mediave të huaja e vogla po përballet me sëmundjen vdekjeprurëse pasi pas 5 muajsh që është prekur me virusin vazhdon ende të testohet dhe ende rezulton pozitive, duke u përballur çdo ditë me stresin dhe ankthin.

Por ajo që ka habitur dhe befasuar mjekët është se 4 vjeçarja edhe pse kanë kaluar 4 muaj ajo nuk ka infektuar askënd.

Mediat bëjnë me dije se më 24 Mars, vajza e vogël pati ethe, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Të shqetësuar, prindërit e çuan në spital ku mjekët i siguruan prindërit se ajo nuk kishte probleme me mushkëritë dhe e nisën atë në shtëpi pa e testuar për Covid. Pasi e mbajti në karantinë për 14 ditë, gjatë kësaj kohe në trupin e 4 vjeçares nisën të shfaqeshin njolla. Vetëm pas vizitës së dytë në spital ajo u testua dhe doli pozitive me infeksionin e Covid.

Shefi i Mikrobiologjisë në Spitalin e Fëmijëve Bambino Gesù në Romë, ka theksuar se deri më tani studimet në lidhje me këtë drejtim po tregojnë se jo të gjithë pacientët me Covid e shpërndajnë infeksionit.

Burimi:milano.corriere.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 14:12

Greqia dhe “ekonomia e argjendtë”

GREQI-Qeveria greke dëshiron të joshë pensionistët e vendeve veriore të BE-së të largohen nga veriu i ftohtë dhe të vendosen në jugun me diell të Evropës. Kraha...