Bota

Covid-19 po bën ‘kërdinë’ në botë/ Vietnami nuk raporton asnjë rast vendas me COVID-19 për 3 muaj me rradhë

21 Korrik 2020, 12:55 Nga DOSJA
Covid-19 po bën ‘kërdinë’ në botë/ Vietnami

VIETNAM– Në një kohë që Covid-19 po gjunjëzon botën, disa shtete kanë menaxhuar më së miri situatën e pandemisë së koronavirusit. Së fundmi në mediat e huaja është raportuar se Vietnami  ka bërë me dije se nuk ka regjistruar raste të reja  vendase me koronavirus për 96 ditë radhazi.

Pavarësisht se ky vend i Azisë Juglindore vazhdon të dëshmojë rritje të rasteve të importuara me virusin. Raportohet se të paktën 12 raste të reja të importuara nga jashtë janë regjistruar gjatë ditës së fundit, duke e çuar në 369 numrin e përgjithshëm të rasteve të zbuluara me koronavirus në vend.

Rastet e reja u zbuluan te pasagjerët që u ulën në aeroportin Van Donn në provincën verilindore bregdetare të vendit, Quang Ninh. Ku të gjithë pasagjerët që ishin pjesë e këtij fluturimi u karantinuan.

Nëpër spitale, qendra shëndetësore dhe shtëpi, Vietnami ka vendosur në karantinë mbi 11 mijë persona. Pas shfaqjes për herë të parë në Kinë dhjetorin e kaluar, në mbarë botën COVID-19 ka vrarë pothuajse 610 mijë persona.

Në bazë të të dhënave zyrtare të publikuara nga qeveria e çdo shteti, pothuajse 14,7 milionë raste janë konfirmuar në gjithë botën, ndërsa SHBA, Brazili, India dhe Rusia aktualisht janë vendet më të prekura.

Sipas të dhënave më shumë se gjysma e të gjithë personave të infektuar në mbarë botën, afër 8,3 milionë, janë shëruar deri më tani nga virusi.

Burimi: vietnambriefing

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne vietnam covid-19 ne vietnam

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2020, 09:41

AFRIKË– Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar për rritje të rasteve të infektimeve në Afrikë,  pasi në gjithë kontinentin, brenda dy javës...