Rajoni

Përfundon dialogu Kosovë–Serbi/ Borrell: Kam pritshmëri për një dialog konstruktiv, Hoti: Është shënuar progres. Vuçiç: Bisedimet vazhdojnë në 22 korrik

Ka përfunduar takimi në Bruksel mes liderit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kreut serb Aleksandër Vuçiç, mbi dialogun mes dy vendeve, ndërkohë mësohet se Hoti ka thënë se në këtë takim është shënuar progres, nga ana tjetër Vuçiç ka bërë me dije se bisedimet mes palëve do të vazhdojnë më datë 22 korrik.
Featured image of article: Përfundon dialogu Kosovë–Serbi/ Borrell: Kam pritshmëri për një dialog konstruktiv, Hoti: Është shënuar progres. Vuçiç: Bisedimet vazhdojnë në 22 korrik Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak
Përditësuar:

BRUKSEL–Ka përfunduar pas më shumë se tre orësh takimi në Bruksel mbi dialogun Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Në këtë takim përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell, deklaroi se ka pritshmëri për një dialog konstruktiv mes dy vendeve dhe ndër të tjera ai ka inkurajuar palët që të kenë frymë kompromisi.

Pas takimit, Kryeministri Hoti u shpreh se në takimin e sotëm është bërë progres, ndërsa shtoi se është folur mbi çështjen e të zhdukurëve gjatë luftës së Kosovës.

“Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së.”- ka deklaruar Hoti.

Të njëjtën gjë tha edhe lideri serb, duke shtuar se ndërsa u fol në nivel teknik edhe për ekonominë, bisedimet me Kosovën do të vijojnë të mërkurën e javës së kaluar, më 22 korrik.

Pavarësisht takimit virtual të 12 korrikut ky është edhe takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve mes të dy palëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë  Bashkimi Evropian ka paralajmëruar më herët se pas takimit do të ketë një prononcim të të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kosova u përfaqësua në këtë takim nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ndërsa Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandër Vuçiç. Bisedimet u ndërmjetësuan  nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Në këtë takim  Hoti  është shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Driton Selmanajn dhe Albulena Balaj – Halimi. Gjithashtu në takim po merr pjesë edhe Ministri i Drejtësisë, Slim Selimi.

Kujtojmë se Hoti dhe Vuçiç me ndërmjetësimin e BE-së, kanë biseduar edhe më 12 korrik përmes një video-konference online. Në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij  erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

A.C/Dosja.al

  • 22:04

    Takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel/ Lajçak: Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në dy nivele

     

    Miroslav Lajçak

    BRUKSEL– I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,

    pas takimit të sotëm në Bruksel ka konfirmuar se ky proces do të vazhdojë në dy nivele. Më tej Lajçak është shprehur se në nivel të lartë siç ishte sot dialogu do të vazhdojë pas gati dy muajve.

    “Të dy palët janë pajtuar që takimi i radhës në nivel ekspertësh të mbahet javën tjetër. Kurse të mbahet në fillim të shtatorit do të mbahet takimi në nivel të lartë”, ka deklaruar ai.

    Ditën e sotme në Bruksel nisi në orën 16:00 takimi midis Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç ku për tre orë me rradhë ato diskutuan për çështjet mes dy palëve.  Lideri serb ka pohuar se bisedimet me Kosovën do të vijojnë sërish të mërkurën e 22 korrikut.

    A.C/Dosja.al 

  • 22:00

    Takimi me Vuçiç në Bruksel/ Hoti: Dy temat e rëndësishme janë personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

    BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me Presidentin Vuçiç dhe deklaratës nga Brukseli ai ka reguar sërish përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se në takimin e parë të drejtëpërdrejtë pas 20 muajsh është është diskutuar për dy çështje të rëndësishme. Më tej ai ka thënë se qëndrimet që i ka paraqitur janë të palëkundura dhe nuk do të lëvizet prej tyre.

    Postimi i Plotë i Hotit: 

    Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi. Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, sepse ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre.  Destinacioni i Kosovës është integrimi euro-atlantik. Dialogu nuk ka alternativë. Me mbështetjen e miqve do të arrijmë qëllimin tonë, sepse është në interes të Kosovës dhe Serbisë, në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, si dhe në interes të BE-së dhe SHBA-së. Gjatë këtij procesi të vështirë, ne besojmë plotësisht në miqtë tanë ndërkombëtarë, siç kemi besuar në të kaluarën kur ata e mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

    Ky takim i drejtpërdrejtë vjen pas takimit virtual të 12 korrikut mes të dy palëve, ku në atë bisedë Kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë. Dialogu mes këtyre dy vendeve është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vendosur Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. Taksa 100 % u zëvendësuarme masa reciprociteti, por me ardhjen në pushtet të Qeverisë Hoti u hoq reciprociteti, ku sipas tij erdhi me qëllim vazhdimin e dialogut.

    A.C/Dosja.al 

  • 21:11

    Takimi në Bruksel/ Vuçiç: Do të vazhdojmë më 22 korrik bisedimet në nivel teknik

    Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç

    Vuçiç është shprehur se në takimin e sotëm në Bruksel ka bideuar me Hotin për të  zhdukurit dhe ekonominë, ndërsa ka shtuar se bisedimet do të vazhdojnë sërish të mërkurën. “Shqiptarët na kërkuan të hapnim arkivat e policisë, dhe si kthim i kërkuam që të hapnin arkivat e UҪK-së. Bisedimet për të zhdukurit dhe të zhvendosurit do të vazhdojnë të mërkurën tjetër në nivelin teknik. Ne nuk po negociojmë vetëm me shqiptarët, por edhe me BE dhe vendet më të fuqishme evropiane.”-ka deklaruar Vuçiç.  Ndërsa të njëjtën gjë pohoi edhe kryeministri i Kosovës i cili tha se këto janë biseda të nivelit politik, duke qenë në fazën finale, dhe se mund të ketë biseda të natyrës teknike

  • 19:43

    Dialogu Kosovë-Serbi/ Përfundon takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç , Kryeministri Hoti dhe Borrell

    Ka përfunduar takimi mes Krysministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit ser, Aleksandër Vuçiç në Bruksel mbi dialogun. Kujtojmë se në nisje të këtij takimit foli edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, i cili u shpreh se qëllimi kryesor i këtyre takimeve është zhvillimi i dialogut për të normalizuar marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.  Më pas u pa që ai kishte zhvilluar takime të ndara me Kryeministrin Hoti dhe liderin serb, Vuçiç. Akoma nuk janë bërë të ditura detaje të takimit, por Kryeministri Hoti pas takimit ka thënë se në bisedën e sotme në Bruksel është shënuar progres. “Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së.”- ka deklaruar Hoti.

  • 18:16

    FOTOT/ Hoti dhe Vuçiç në takimin me Borrell në Bruksel

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell dhe kryeministri Hoti.

    Ka nisur prej në orën 16:00 takimi mes Kryeministrit të Kosovës  Avdullah Hoti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Bruksel. Në disa postime në Twitter, Zëdhënësja për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë së BE-së,  Nabila Massrali ka publikuar fotot nga takimi i Hotit dhe Vuçiç me Borrell.

    Deri më tani ka folur vetëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ndërsa pritet që të mbajë fjalën e tij edhe Lajçak.

    Borrell dhe Vuçiç.
  • 17:55

    “Kosova dhe Metohija”/ Para takimit me Hotin Vuçiç bisedë me Varhelyi, çfarë u pa brenda zyrës së zyrtarit të BE-së

     

    Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

    Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa ky i fundit pak para nisjes së takimit është takuar me komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi. Nga fotoja që ka publikuar Varhelyi në zyrën e tij shihet edhe libri “The Christian Heritage of Kosovo and Metohija” i një autori serb që siç duket zyrtarit europian ia ka bërë dhuratë Vuçiç. Ky detaj është parë nga fotoja që vet zyrtari europian ka publikuar me Vuçiç në Twitter. “Diskutim i mirë me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic në Bruksel sot, për marrëdhëniet BE-Serbi, luftën kundër COVID-19, dhe përgatitjet për Planin Eonomik. Komisioni Europian do ta parashtrojë atë në vjeshtë dhe bashkëpunimin regjional.”- ka shkruar ai.

    Postimi ne Twitter
  • 16:44

    Vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi/ Borrell: Kam pritshmëri për një dialog konstruktiv

    Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell

    Në deklaratën e tij para takimit, Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell ka thënë se në takimin e sotëm ka pritshmëri për një dialog konstruktiv. “Më vjen mirë që shoh se BE-ja është kthyer dhe ka marrë në dorë timonin e këtij procesi. Presidenti i Serbisë dhe Kryeministri i Kosovës janë sot me ne këtu në Bruksel për takimin e parë fizik  dhe duke u takuar për të dytën herë brenda javës, dy liderët treguan angazhimin e tyre të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis tyre. Sot kam pritshmëri për një dialog konstruktiv për elementin e parë të bisedimeve tona, i cili do të kontribuojë në një normalizim domethënës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Inkurajoj të dyja palët që të kenë një qasje për bisedimet e sotshme nën një frymë kompromisi dhe pragmatizmi dhe të kenë të ardhmen e BE për popullin e tyre në mendje.– ka deklaruar Borrell në deklaratën e tij para takimit Hoti-Vuçiç.

Shto Koment