Aktualitet

Atentati në Elbasan, autorët spërkatën me benzinë të gjithë zonën ku dogjën makinë. Truku që përdorën për të humb

20 Korrik 2020, 18:30 Nga DOSJA
Atentati në Elbasan, autorët spërkatën me benzinë

ELBASAN– Atentati kundër Emiljano Ramazanit, duket se ka qenë i studiuar mirë dhe është kryer nga një ‘dorë profesioniste’. Sipas informacioneve, mësohet se autorët kanë spërkatur me benzinë të gjithë vendin ku dogjën makinën, kjo pasi flakët përfshinë dhe kodrën me ullishte aty pranë.

Spërkatja me benzinë është bërë për të djegur të gjithë zonën, por dhe për të humbur gjurmët pasi qenë e Policisë nuk mund të nuhasin. Policia ndërkohë po vijon kontrollet në zonë dhe mësohet se janë ngirtur disa postblloqe. Po ashtu mësohet se në makinën djegur është gjetur një pistoletë tip ‘TT’ dhe dy armë kallashnikovi.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vrasje në elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Korrik 2020, 18:18

Me 7 vota pro, Pamela Qirko zgjidhet kryetare e KPK

TIRANË -Pamela qirko është zgjedhur kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Mësohet se Qirko mori 7 vota pro, duke fituar kështu të drejtën për t...