Aktualitet

Koronavirusi “mbërthen” Kadastrën e Fierit, shkon në 11 numri i të infektuarve

20 Korrik 2020, 16:14 Nga DOSJA
Koronavirusi “mbërthen” Kadastrën e Fierit, shkon në

FIER-Në qytetin e Fierit gjatë ditës së sotme u shënuan tre raste me COVID-19. Dosja.al ka mësuar se rastet e reja janë punonjës të Kadastrës së Fierit.

Me rastet e reja, numri i punonjësve të infektuar në Kadastrën e Fierit ka shkuar në 11. Aktualisht në Kadastër po punojnë vetëm 10 persona nga 40 në total.

Ndërkohë po vijon testimi i punonjësve të tjerë, për të parë përhapjen e koronavirusit në këtë institucion.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u shënuan 81 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu një 80-vjeçar nga Tirana humbi jetën, duke e çuar numrin e viktimave në 113. Aktualisht në spitalet COVID janë shtruar 123 persona, 13 prej të cilëve ne terapi intensive, ku 3 janë intubuar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kadastra e fierit koronavirusi ne shqiperi kadastra e fierit koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll