Aktualitet

Atentati në Elbasan, 39-vjeçari u qëllua brenda “Ford Focus-it”, drejt vendgjarjes edhe Tonin Vocaj

20 Korrik 2020, 15:56 Nga DOSJA
Atentati në Elbasan, 39-vjeçari u qëllua brenda “Ford

ELBASAN-Detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Elbasan, ku mbeti i vrarë, 39-vjeçari Emiliano Ramazani. Mësohet se Ramazani u qëllua për vdekje, teksa po udhëtonte brenda një mjeti “Ford Focus”.

Ndërkohë përsa i përket makinës së autorëve, targat e saj, janë denoncuar të vjedhura në komisariatin Nr.2 në Tiranë. Në vendngjarje ndërkohë, pas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ka shkuar edhe Drejtori i Policisë për Krimet e Rënda, Tonin Vocaj.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani

Sondazh

Poll