Aktualitet

Ndalimi i muzikës pas orës 20:00 dhe mbyllja e lokaleve, biznesi e artistët në protestë para Kryeministrisë. Rama: Zoti iu

20 Korrik 2020, 18:01 Nga DOSJA
Ndalimi i muzikës pas orës 20:00 dhe mbyllja e lokaleve, biznesi e

TIRANË- Pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që preken nga Akti Normativ i qeverisë kanë dalë në prostesë para Kryeministrisë. 

Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 20:00. Biznesmenët kanë thënë se ata janë pro çdo protokolli dhe shtojnë se i reskpetojnë masat dhe vendimi i qeverisë i godet ekonomikisht. 

Policia sapo ka parë grumbullin e qytetarëve para Kryeministrisë, ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që protesta të shpërndahet. Në disa momente ka pasur dhe tensione mes forcave të rendit dhe Policisë, pasi këta të fundit i kanë shtyrë dhe u kanë kërkuar që të largohen. 

Ndërkohë biznesmenët shprehen se “është budallik mbylljan e muzikës pas orës 20:00, pasi nuk hapet virusi nga muzika”. Nga ana tjetër këngëtari Devis Xherahu ka thënë se të prekur nga vendimi janë dhe artistët që si punë kanë të kënduarin natën. Pas shumë përplasjes dhe shoqërimesh, qytetarët e artistët kanë vendosur të mbyllin protestën sot, por kanë lajmëruar se nesër në mesditë do jenë sërish para Kryeministrisë.

Por pas mbylljes së protestës ka ardhur një reagim nga Edi Rama, i cili shprehet se aktiviteti i klubeve të natës nuk është lejuar për asnjë ditë gjatë pandemisë dhe lutet që Zoti t’i ruajë ataë ishin në tubim. 

Protesta e biznesmenëve dhe qytetarëve vjen në një kohë kur qeveria ka marrë vendimin për të mbyllur të gjitha lokalet e natës, disktot, lounge bar dhe shërbime të ngjashme me to pas orës 20:00. Sipas vendimit asnjë biznes i tillë nuk mund të ushtrojnë aktivitetin natës dhe nuk do lejohet muzika e lartë. Nga ky vendim preken mijëra biznese dhe muzikantë, të cilët si punë kanë këndimin live në lokalet e natës. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 ministra mbyll klubet dhe diskot protesta e bizneseve masat kunder covid 19 ministra mbyll klubet dhe diskot protesta e bizneseve

Sondazh

Poll