Aktualitet

Numri i ulët i testimeve në 24 orët e fundit, Bino: Dje ishte e diel, s’ka pasur shumë njoftime nga qytetarët

20 Korrik 2020, 17:47 Nga DOSJA
Numri i ulët i testimeve në 24 orët e fundit, Bino: Dje ishte e

TIRANË- Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka folur për situatën ëe COVID-19 në Shqipëri. Në një intervistë në Abc news, Bino u shpreh se ka një rritje graduale të numrit të rasteve, të shtrimeve në spitale dhe personave që humbin jetën për shkak të koronavirusit.

Ajo tha se duke qenë se situata po rëndohet, tani qytetarët duhet të respektojnë masat dhe të ruhet distancimi social. “Ka vetëm një lloj maturie që ne të kufizojmë sa të mundemi. Nuk jemi në një situatë të favorshme për momentin. Kemi një rritje graduale të numrit të rasteve, kemi rritje të numrit të vdekjeve, kemi rritje të shtrimeve në spitale. Të gjitha këto kërkojnë një forcim më të madh të distancimit fizik dhe social”, tha epidemiologia.

Sa i përket numrit të testimeve Bino tha se ditën e sotme ka pasur një numër të vogël të testeve. “Është një numër i vogël. Kemi parasysh që ka qenë ditë e diel dhe ndoshta është marrë një numër ndoshta më i vogël testesh apo dhe lajmërime nga qytetarët”, shtoi më tej ajo.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 silva bino koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 silva bino

Sondazh

Poll