Aktualitet

Ramazani me të shkuar të errët kriminale, ishte arrestuar dhe në vitin 2011. U lirua me vendim të Gjykatës së Lartë

20 Korrik 2020, 15:48 Nga DOSJA
Ramazani me të shkuar të errët kriminale, ishte arrestuar dhe

ELBASAN- Emiljano Ramazani, 39-vjeçari që u ekzekutua sot në Elbasan, rezulton i arrestuar dhe në vitin 2011. Përveç arrestimin në vitin 2017, ku ishte kapur me 10 doza kokainë dhe 50 mijë Lekë të rinj, Ramazani është arrestuar dhe për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i K.Penal.

Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, 39-vjeçari ishte lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit dhe nga Apeli i Durrësit, por gjatë hetime ishin gjetur shkelje nga gjyqtarët.

Në datën 16 korrik 2012, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Shpresa Beçaj, Arjana Fullani, Aleksandër Muskaj, Edmond Islamaj dhe Shkëlzen Selimi vendosën rrëzimin e dy gjykata dhe lirimin e Ramazanit.

Sipas vendimit të siguruar nga Dosja.al, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 249 pika “8” e Kodit të Procedurës Penale: Ndryshimin e vendimit nr.111, datë 17.04.2012 të Gjykatës së Apelit Durrës në këtë mënyrë; Rrëzimin e kërkesës për caktim masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim Emiljano Durim Ramazani; Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim në rast se nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryhse si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, ngaa një tjetër mjet në ecje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vendimi i gjykates per ramazanin ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani vendimi i gjykates per ramazanin

Sondazh

Poll