Aktualitet

Policia gjen kallashnikov në makinën e djegur të autorëve, Ramazani baba i katër vajzave

20 Korrik 2020, 16:22 Nga DOSJA
Policia gjen kallashnikov në makinën e djegur të autorëve,

ELBASAN- Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin ndaj Emiliano Ramazanit. Policia ka zbuluar prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Sipas informacioneve mësohet se në makinën e djegur në Papet të Elbasanit, është gjetur dhe një armë tip kallashnikov, që mendohet se me të është qëlluar në drejtim të viktimës. Nga ana tjetër mësohet se 39-vjeçari që mbeti viktimë në atentat është baba i katër vajzave.

Emiljano Ramazani, 39 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë, është ekzekutuar me armë zjarri në makinën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në lagjen “28 nëntori” të qytetit. Persona të paidentifikuar janë afruar në mjetin ku po qëndronte Ramazani, që njihet ndryshe si “Rramami”, dhe e kanë qëlluar atë me breshëri, nga një tjetër mjet në ecje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani policia elbasan vrasje në elbasan ekzekutohet emiljano ramazani emiljano ramazani policia elbasan vrasje në elbasan

Sondazh

Poll