Aktualitet

Kuvendi e shkarkoi nga posti në Bankën e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e Arben Malajt

20 Korrik 2020, 17:28 Nga DOSJA
Kuvendi e shkarkoi nga posti në Bankën e Shqipërisë, Gjykata

TIRANË -Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e ish-anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj, për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Trupa gjykuese e përbërë nga Esa Toska, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari, vendosën që ankimi i Malajt të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare. Në argumentat e Gjykatës Kushtetuese, thuhet, se subjekti duhet t’u drejtohet fillimish gjykatave të zakonshme.

“Kolegji vlerëson se kërkuesi, për mbrojtjen e të drejtave të tij, ka në dispozicion mjete të tjera juridike pranë gjykatave të juridiksionit të zakonshëm, të cilat ofrojnë premisa suksesi në drejtim të efektivitetit. Vetëm pas shterimit të tyre kërkuesi mund të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese me anë të ankimit kushtetues individual. Kontrolli kushtetues që kryen Gjykata Kushtetuese ka karakter subsidiar, çka nënkupton se ai nuk mund të ushtrohet pa u shteruar kontrolli i zakonshëm gjyqësor. Mjetet juridike në dispozicion të kërkuesit, që ofrohen nga legjislacioni në fuqi, nuk janë plotësuese të ankimit individual kushtetues në rastin e kundërshtimit të akteve administrative individuale, por janë kriter paraprak që duhet plotësuar për marrjen në shqyrtim të kërkesës nga Gjykata Kushtetuese”,thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Malaj iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin, se është cenuar pavarësia e Bankës së Shqipërisë, e drejta për proces të rregullt ligjor,e drejta për të mos u dënuar pa faj dhe e drejta për t’u prezumuar i pafajshëm, si dhe e drejta e lirisë së shprehjes.

Arben Malaj u shkarkua më 18 dhjetor 2019 pas propozimit të Grupit Parlamentar të PS. Sipas socialistëve, ish-deputeti ka mbajtur qëndrime persone politike, që nuk lidhen me politika të mbikëqyrjes së BSH.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben malaj gjykata kushtetuese rrezon ankimimin e arben malajt arben malaj gjykata kushtetuese rrezon ankimimin e arben malajt

Sondazh

Poll