Sport

“Kush është ai që nuk i pret dhuratat?!” Refik Halili me sytë nga Shkodra: Le të presim e të shohim se çfarë do të

19 Korrik 2020, 11:35 Nga DOSJA
“Kush është ai që nuk i pret dhuratat?!” Refik Halili

TIRANË-Tirana është drejt titullit kampion pas fitores me Flamurtarin. Tani bardheblutë presin që Vllaznia të fitojë ndaj Kukësit dhe në këtë mënyrë bardheblutë do të shpalleshin automatikisht kampion.Në fund të ndeshjes kundër vlonjatëve, presidenti i Tiranës, Refik Halili, u shfaq i kënaqur me fitoren, ndërsa flet për shanset e ekipit të tij për t’u shpallur kampion. Numri 1 i klubit kërkon nga trajneri Egbo që të aktivizojë më shumë talente të akademisë

“Të gjithë i duan lojtarët e rinj. Unë e kam thënë shumë kohë përpara, që kam shumë qejf që gjithmonë në formacion të jenë katër lojtarë të akademisë, të rinj. Them se ajo po bëhet realitet, po shkojmë drejt asaj rruge. Shpresoj që ata t’i japin trajnerit rendimentin që pritet dhe që më pas ai t’i shfrytëzojë dhe të bëjë më të mirën për skuadrën”, shtoi kreu i klubit bardheblu.“

Ndoshta Tirana mund të ketë ndonjë dhuratë nga ekipet që do të ndeshen me Kukësin, si Vllaznia. “Kush është ai që nuk i pret dhuratat? Kështu që shpresojmë që ne të marrim pikët që na duhen për të shkuar drejt titullit dhe për të gëzuar pas kaq vitesh. Le të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë në Shkodër”, përfundoi presidenti i Tiranës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi refik halili tirana vllaznia kukesi refik halili tirana vllaznia

Sondazh

Poll