Sport

Dhunohen barbarisht lojtarët e Egnatias, FNSH-ja i shoqëron deri në dalje të Pukës

18 Korrik 2020, 18:04 Nga DOSJA
Dhunohen barbarisht lojtarët e Egnatias, FNSH-ja i shoqëron deri

PUKË– Ndeshja mes ekipit të Pukës (Tërbuni) dhe atij të Rrogozhinës (Egnatia) është shoqëruar me dhunë. Pas përfundimit të ndeshjes e cila përfundoi me barazimin 1-1, pukjanët u janë sulur lojtarëve të Egnatiasdhe i kanë dhunuar ata.

Mësohet se shkak për këtë dhunë, që ka arritur deri në gjakosje, është bërë pikërisht rezultati i kësaj ndeshjeje, që rrezikon që ekipi i Tërbunit të bjerë në Kategorinë e Dytë.

Fillimisht lojtarët e ekipit të Rrogozhinës, u izoluan në dhomat e zhveshjes dhe prisnin mbërritjen e Forcave të Ndihmës së Shpejtë. Pasi FNSH-ja ka zbarkuar në Pukë, lojtarët rrogozhinas janë përcjellë deri në dalje të qytetit që të mos kishin sulme.

Ekipi i Tërbunit, rrezikon që pas kësaj dhunë, të marrë ndëshkim të ashpër.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport egnatia puke pukjanet dhunojne futbollistet e rrogozhines terbuni egnatia puke pukjanet dhunojne futbollistet e rrogozhines terbuni

Sondazh

Poll