Sport

VIDEO/Fituan derbin e Gjilanit, futbollistët dhe tifozët sfidojnë koronavirusin

18 Korrik 2020, 20:15 Nga DOSJA
VIDEO/Fituan derbin e Gjilanit, futbollistët dhe tifozët sfidojnë

GJILAN-Gjilani ia doli të “skuqë” derbin e Anamoravës, duke fituar me meritë me rezultatin 2-0 pasditen e sotme dhe duke bërë vërtetë spektakolare garën për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani arriti të shënojë golin e vetëm të ndeshjes me anë të sulmuesit veteran Sebino Plaku, i cili në minutën e 54-t shfrytëzoi mjaft mirë një asist spektakolar të Franc Veliut dhe arriti të dërgojë sferën në rrjet. Me këtë 3-pikësh Gjilani mori vendin e dytë të renditjes me vetëm një pikë më pak se Drita dhe një më shumë se Ballkani, duke bërë që gara treshe për titull të jetë plotësisht e hapur dhe mjaft interesante në dy javët e mbetura.

Pikërisht pas kësaj fitore ndaj kryesuesve, festa e lojtarëve të Gjilanit, bashkë me tifozët e kuq, ishte e çmendur. Nuk pyesin për pandemi, pasi fitorja e sotme, ishte me të vërtetë shumë e domosdoshme, jo vetëm për faktin që u fitua derbi i Anamoravës, por dhe për faktin se Gjilani tashmë mund të besojë për titullin kampion.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drita futboll gjilani kosove drita futboll gjilani kosove

Sondazh

Poll