Sport

VIDEO/“Do të doja të t’i fshija ato 10 sekonda nga karriera jote”, Kryetari i Bashkisë Madrid i kujton Sergio Ramosit m

18 Korrik 2020, 17:31 Nga DOSJA
VIDEO/“Do të doja të t’i fshija ato 10 sekonda nga

MADRID-Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez-Almeida, është një tifoz  i Atletico Madrid, numri një i qytetit ka ngacmuar kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos, por në të njëjtën kohë ka uruar ekipin madrilen për titullin e 34-të. Martinez-Almeida tregoi lojtarët e tij të preferuar si, Thibaut Courtois,Karim Benzema dhe Sergio Ramos.

Në lidhje me këtë të fundit, Martinez-Almeida u kthye pas në kohë, pikërisht në vitin 2014-të, kur Real Madrid dhe Atletico Madrid kaluan në finalen e Champions League, me Sergio Ramos që shënoi gol në minutën e 93-të.

“Do të doja t’i fshija ato 10 sekonda nga karriera jote, kur shënove në portën e Atletico Madrid pak para përfundimit”, tha kryebashkiaku,teksa qeshi, përpara se të lavdëronte karrierën e mbrojtësit spanjoll.

 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid jose luis martinez-almeida madrid sergio ramos atletico madrid jose luis martinez-almeida madrid sergio ramos

Sondazh

Poll