Sport

“Familja po punon që Schumacher të shfaqet në publik”, ish-kreu i Ferrarit flet për gjendjen e gjermanit: E kam takuar

19 Korrik 2020, 10:33 Nga DOSJA
“Familja po punon që Schumacher të shfaqet në

GJENEVË-Që nga viti 2013, kur u aksidentua në Alpet Franceze, Michael Schumacher nuk është më i njëjti. Edhe sot, gjendja e tij klinike mbahet e fshehtë dhe larg kamerave, pasi familja e tij ka luftuar fort për ruajtjen e privatësisë.Ish-kreu i Ferrarit, Jean Todt ka thënë se familja e Michael Schumacher është duke punuar për shfaqjen e parë publike të legjendës së Formula 1.

Shtatë herë kampioni i botës po vazhdon të rikuperohet nga dëmtimi që pësoi në kokë.Todt ka zbuluar se ai ka paguar për të vizituar Schumacherin në shtëpinë e tij në Gjenevë të Zvicrës.

“E kam takuar Michaelin javën e kaluar”, ka thënë francezi, që aktualisht është president në FIA.Ai po lufton. Shpresoj që bota do ta shoh atë përsëri. Kjo është ajo që ai dhe familja e tij po punojnë”.Ka përfunduar Jean Todt.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferrari jean todt michael schumacer ferrari jean todt michael schumacer

Sondazh

Poll