Sport

VIDEO/Verona “prish magjinë” e Atalantës, ekipi i Gjimshitit ndalet në momentin më të mirë

18 Korrik 2020, 17:56 Nga DOSJA
VIDEO/Verona “prish magjinë” e Atalantës, ekipi i

ITALI– Kishte udhëtuar drejt Veronës me shpresën për të marrë një tjetër fitore dhe për t’u ngjitur momentalisht në vendin e dytë, por Atalanta nuk ia doli të shkojë më shumë se një barazim 1-1 përballë një tjetër skuadre që ka bërë mjaft mirë këtë sezon.

Në pjesën e dytë ishte sulmuesi kryesor i bergamaskëve i cili në minutën e 50-të Duvan Zapata që përfitoi maksimalisht nga një gabim i Gunther në qendër të mbrojtjes dhe gjuajti saktë duke shënuar golin e avantazhit për Atalantën.

Megjithatë reagimi i Veronës ishte mjaft i mirë dhe vetëm pak minuta më vonë, pas një aksioni të gjatë ishte Pessina që dërgoi në rrjetë një top të grushtuar nga portieri Gollini, pas një gjuajtjeje të hidhur të Amir Rrahmanit nga jashtë zonës.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gjimshiti itali serie a verona atalanta gjimshiti itali serie a verona

Sondazh

Poll