Sport

VIDEO/Milan, “tërmet 5 ballë” Bologna-s, kuqezinjtë nuk ndalen dhe blindojnë pozitat për në Europë

18 Korrik 2020, 21:58 Nga DOSJA
VIDEO/Milan, “tërmet 5 ballë” Bologna-s, kuqezinjtë

MILANO-Periudha post-Covid duket sikur i ka bërë mirë Milanit që tashmë nuk njeh humbje dhe vazhdon formën e mirë. Këtë herë kuqezinjtë kanë mposhtur 5-1 Bologna-n. Fitorja më e thellë që kur Stefano Pioli është ulur në stolin e Milanit. U kuptua shpejt drejtim që do të merrte sfida kur Salmakers zhbllokoi ndeshjen për 10 minuta.

14 minuta më pas Çalhanaglu shfrytëzoi saktë gabimin e portierit Skorupski duke goditur fort dhe saktë topin. Në fundin e pjesës së parë, Tomijasu ngushtoi shifrat duke realizuar golin më të bukur të mbrëmjes.Në pjesën e dytë, Milani nuk shfaqi aspak mëshirë duke realizuar me Benaser dhe Rebiç. Në minutat e fundit të l0jës, Kalabria i dha ndeshjes një tjetër dozë spektakli duke realizuar dhe golin e pestë.

Milani mbetet i pamposhtur pas rikthimit nga ndërprerja e kampionatit. Kuqezinjtë ngjiten përkohësisht në vendin e gjashtë me 56 pikë dhe shpresojnë në hap fals të Romës dhe Napolit.

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bologna ibrahimovic mihajlovic milan pioli bologna ibrahimovic mihajlovic milan pioli

Sondazh

Poll